zoom

Aktualitet

Lidhjet me Nuredin Dumanin, SPAK urdhëron kontrolle banesash ndaj motrave Alda e Xhovana Nikolli

Lidhjet me Nuredin Dumanin, SPAK urdhëron kontrolle banesash ndaj motrave Alda e Xhovana Nikolli

SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash ndaj motrave Alda dhe Xhovana Nikollit.

Motrat u përfshinë në një ngjarje që pati pasojë humbjen e jetës së Enea Thomarai, pas shpërthimit të tritolit në derën e banesës së tij, që ishte ngjitur me banesën e marrë me qira nga motrat Nikolli.

Kontrollet janë ushtruar në një banesë ku jetojnë dy motrat, me urdhër të prokurores Doloreza Musabelliu.

Motrat akuzuan Nuredin Dumanin për vendosjen e eksplozivit në derën e banesës së tyre.

Alda Nikolli pretendoi se kishte krijuar lidhje me Dumanin.

Motra tjetër, Xhovana, është e dashura e Amarildo Nikollit, tjetër i arrestuar, që sipas motrave, ndodhet në konflikt me Dumanin

Postime të lidhura