Aplikacion
Xhovana Nikolli reagoi në rrjetet sociale pas kontrolleve që SPAK ushtroi në banesën e saj dhe të motrës së saj, Alda Nikolli.
Xhovana Nikolli akuzoi SPAK se kontrollet i ka kryer pa urdhër të gjykatës dhe se po i ushtrohet presion.
“Nuk e di dmth, po të vijnë kontroll në shtëpi, të shkatërrohet banesa… të ushtrohet presion dhe të sekuestrohen sende private pa urdhër të Gjykatës veç këtë shtet ordiner kam parë. Përveç kësaj të ikin nga shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje, t’i sekuestrohen nënës e babait pa pikë lidhje… mundësisht tu shku në SPAK pothuajse çdo ditë duke u pyetur e duke ushtruar presion psikologjik mbi mua”, shkroi Xhoavana Nikolli.
Motrat Nikolli u përfshinë në një ngjarje që pati pasojë humbjen e jetës së Enea Thomarai, pas shpërthimit të tritolit në derën e banesës së tij, që ishte ngjitur me banesën e marrë me qira nga motrat Nikolli.
Ato akuzuan Nuredin Dumanin për vendosjen e eksplozivit në derën e banesës së tyre.
Alda Nikolli pretendoi se kishte krijuar lidhje me Dumanin.
Motra tjetër, Xhovana, është e dashura e Amarildo Nikollit, tjetër i arrestuar, që sipas motrave, ndodhet në konflikt me Dumanin./ Zoom.al