Aplikacion
Zbardhen detaje tëetaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë ku u përfshinë tre fëmijë të mitur.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, dy prej fëmijëve ndodheshin në të njëjtën monopatinë, ndërsa i treti po lëvizte në një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur teksa të miturit po kalonin në vijat e bardha, kur u përplasën nga një automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë dhe në korsinë e gabuar, atë të dedikuar për taksitë.
Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se drejtuesi i automjetit ka kaluar edhe në semafor të kuq, duke shtuar rëndësinë e shkeljeve që çuan në këtë incident.
Një prej fëmijëve është në gjendje më të rëndë për jetën dhe po merr kujdes nga mjekët./ Zoom.al
Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë


