zoom

Aktualitet

Detaje/ Droga e kapur në portin e Durrësit, konteineri po mbahej nën vëzhgim prej ditësh

Të tjera detaje bëhen me dije për kokainën e kapur sot në Durrës në një konteiner me babanë. Një sasi e dyshuar si kokainë është kapur në Portin e Durrësit, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona.

Konteineri me banane është për llogari të kompanisë Banana King, ndërsa janë gjetur 14 pako të dyshuara me kokainë. Sipas burimeve, konteineri është mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe ditën e sotme kur ka shkuar personi për të tërhequr konteinerin është bërë dhe ndalimi i tij. Aktualisht po zbrazet sasia e bananeve.

Nuk dihet ende sa është sasia totale e drogës. Në vitin 2021 një sasi rekord kokaine është kapur në autoritetet e portit të Durrësit dhe në Kosovë. Kanë qenë 400 kg në një fabrikë në Pejë që janë kapur, të cilat kishin kaluar në Portin e Durrësit.