zoom

In Zoom

Dështimi i Celibashit në zgjedhjet e 14 majit dhe dy arsye të thjeshta pse duhet të dorëhiqet

Kur ai doli live të votonte në pajisjet elektronike që kishte reklamuar gjatë në këto 2 vite dhe ato nuk rezultuan funksionale, Ilirjan Celibashit iu dha shenja e një oguri të zi…siç do të shkonte e gjithë dita e 14 majit për të.

Pajisjet e votimit elektronik rezultuan një dështim dhe as   nuk justifikuan dot paratë e dhëna për to. Të shitura në publik si mjete për parandalimin e manipulimit, teknologjia e KQZ-së u bë pengesë dhe bllokoi disa herë procesin e votimit në qindra qendra votimi.

Pajisjet, për të cilat u morë nga buxheti i shtetit rreth 30 mln euro. Shumë qendra patën probleme edhe me identifikimin elektronik…

Burime për Zoom.al nga ky institucion tregojnë se ato pajisje nuk janë hapur më që nga zgjedhjet e fundit dhe nuk janë mirëmbajtuar. Në pikëpyetje vihen edhe milionat e shpenzuara për “trajnim të punonjësve” që do të merreshin me ato pajisje.

Pika tjetër është akoma më absurde sa nis dhe bëhet qesharake. Në momentin e shkrimit të këtij artikulli (15 maj, ora 21:00), KQZ ka numëruar votat për 46 bashki, por ende nuk ka një shifër të saktë për pjesëmarrjen.

Gjatë gjithë procesit të votimit, KQZ ka raportuar shifra nga vetëm 2600 qendra votimit nga 5200 që ishin, me rreth 700 mijë votues. Treguesit i mungon një vlerë shumë e madhe dhe ky ngërç ka sjellë edhe keqinforimimin për pjesëmarrjen e ulët.

Dy argumentat më lart, përveç se kanë një dëm financiar në shpinë të shqiptarëve të cilët pritën me orë për të ushtruar të drejtën për të votuar, tregojnë dështimin e drejtuesit të këtij institucioni.

Lista mund të vazhdojë edhe me skandalin e votave elektronike që shkonin automatikisht për PS-në , apo tek tenderi miliona eurosh për bojën shenjuese të votuesëve që fshihej me letër.

Oguri i zi i Celibashit vazhdoi edhe me sulmet live nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe organizatorja e fushatës, Bora Muzhaqi, për keqmenaxhim të situatës.

Mesa duket është kohë që Celibashi të shkojë në shtëpi, pa votim elektronik, pa llogaridhënie se ku shkuan miliona eurot dhe me dështimin me vete!/Zoom.al