Aplikacion
Plani i masave është hedhur në tryzeë për diskutimë nga deputeti Flamur Noka.
Bëhet fjalë për organizim protestash në çdo qark të vendit, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe aeroporteve.
Gjithashtu, Noka ka propozuar dhe bllokim të universiteteve.
Partia Demokratike, mblodhi kryesinë mbrëmjen e kësaj të enjte pas dënimit të deputetit Salianji, për të diskutuar se si do të vazhdojë aksioni opozitar për të kundërshtuar këtë vendim.
Salianji dhe opozita e kanë quajtur atë vendim politik të porositur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ky i fundit e ka përshëndetur duke thënë se e vërteta nuk harroi të dilte në pah.
Skandal/ Tifozët serbë kore raciste ndaj shqiptarëve dhe thirrje “Kosova është Serbi”