Aplikacion
Prokurorja Elona Alvora ka dorëzuar në Policinë e Tiranës dhe në Kuvend kërkesën për të arrestuar deputetin Ervin Salianji.
Në shkresë, prokurorja kërkon që të ekzekutohet vendimi i Apelit të Përgjithshëm, që një ditë më parë konfirmoi dënimin me 1 vit burg për Salianjin për dosjen “Babale”.


PD e ka konsideruar si të jashtëligjshëm vendimin apo urdhër-arrestin, duke pretenduar se Salianji gëzon mandatin e deputetit, ndaj ka bërë kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve.
Salianji u shfaq këtë paradite në ambientet e selisë blu, ndërsa e ka konsideruar vendimin ndaj tij si politik.