zoom

Aktualitet

Denigronin titullarë me ndërhyrje kibernetike, pranga gazetarit e efektives së AMP. Në kërkim shefi

Denigronin titullarë me ndërhyrje kibernetike, pranga gazetarit e efektives së AMP. Në kërkim shefi

Një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike dhe denigronin titullarë të institucioneve, duke u hakuar profilet.

Burime zyrtare konfirmuan se të akuzuarit janë Ervis Hasanaga, me profesion gazetar dhe Regina Omeri, punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Kushtim Selimi.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës; E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura