zoom

Slider

Dëmtohet ylli i Bayern, Thomas Tuchel jep përditësime për gjendjen e sulmuesit

Bayern Munich ka humbur një titullar. Serge Gnabry pësoi një dëmtim në ndeshjen e fituar 0-4 përballë Preussen Munster. E vlefshme për raundin e 1/32-ve në Kupën e Gjermanisë.

28-vjeçari u detyrua të braktiste ndeshjen në minutën e 11’ si pasojë e një frakture të pësuar në parakrahun e majtë.

Lojtari ofensiv do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, siç njofton edhe Thomas Tuchel.

“Serge do të operohet dhe do të mungojë për disa javë. Një situatë shumë e hidhur për të, por edhe për të gjithë ne. Ai është një futbollist i rëndësishëm dhe një djalë me karakter të fortë”, deklaroi trajneri i Bayernit.

Gnabry do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë nga 4-6 javë. Kampionët e Gjermanisë shpresojnë ta kenë plotësisht të gatshëm për klasiken kundër Dortmundit në 4 nëntor. /zoom.al/