Aplikacion
Pasditen e sotme ka nisur protesta e opozitës para Kryeministrisë, ku PD kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

Ky është tubimi i tretë i organizuar brenda 3 javësh, i konsideruar nga organizatorët si vazhdimësi e “Foltores”.

Pjesë e këtij manifestimi janë bërë edhe silueta të improvizuara të disa ish-zyrtarëve të lartë socialistë të dënuar për korrupsion, si Erion Veliaj, Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, të vendosura përballë Kryeministrisë si mesazh simbolik.

Protesta ka filluar rreth orës 18:00 dhe do të zgjasë deri në 20:00, ndërsa policia ka mbyllur qarkullimin në bulevard dhe në rrugët që të çojnë drejt tij për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit./ Zoom.al

