Aplikacion
Partia Demokratike organizon pasditen e sotme protestën e radhës përpara Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.
Kjo do të jetë hera e tretë që opozita mblidhet në një tubim të tillë, të organizuar në formën e foltores, ku qytetarë dhe figurat kryesore të PD mbajnë fjalime dhe denoncojnë aferat dhe skandalet e qeverisë.
Policia ka njoftuar se për shkak të tubimit, disa rrugë kryesore në qendër të Tiranës do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit të autoriteteve, ndalesa e qarkullimit ka nisur nga ora 15:00 dhe do të jetë në fuqideri në mbylljen e protestës.
Bllokimi do të përfshijë segmentin nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Po ashtu, të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të mbyllura. Masat përfshijnë gjithashtu monitorim me kamera sigurie, përdorimin e mjeteve parandaluese për ngjitjen në shtylla elektrike, si dhe ndalimin e parkimit të automjeteve të televizioneve përpara Kryeministrisë./ Zoom.am