zoom

Kosova

Del raporti mjekësor për Naim Murselin: Nuk ka asnjë problem mendor

Del raporti mjekësor për Naim Murselin: Nuk ka asnjë problem mendor

Instituti i Psikiatrike Forenzike të Kosovës ka përfunduar raportin për Naim Murselin, i cili është arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Në dokumentin që kanë siguruar mediat në Kosovë, thuhet se ndaj Murselit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendoj.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në dokument.

Mësohet se Murseli u ka thënë mjekëve që e ekzaminuan psiqikisht me vendim gjykate se i ati e ka dhunuar dhe e ka mbyllur në magazinë.

“Babai më ka rrahur disa herë me kabëll, baba ka qenë i dhunshëm, motra e madhe ka ikur nga shtëpia në moshën 15 vjeçare pastaj ka shkuar në strehimore/social dhe me 18 vjet është martuar me suedez”, ka treguar Murseli.

Ai ka folur edhe për dy ndërhyrje në zemër. Një tjetër temë që ka folur, madje më e rëndësishmja, ka qenë ajo që ndodhi në natën e krimit, dhe si u takua me dy bashkëpunëtorët që dyshohet se e ndihmuan në realizimin e vrasjes, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Ndërkohë mësohet se seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet të hënën e 14 korrikut. Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë që ai të dënohet me burg përjetë.

Postime të lidhura