Aplikacion
Kombëtarja shqiptare zbret mbrëmjen e sotme në fushë për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, e cila do të luhet në orën 20:00 në Arenën Kombëtare. Pak para startit të sfidës, trajneri Maran ka bërë publik formacionin titullar me të cilin kuqezinjtë do të kërkojnë të mbyllin sezonin me rezultat pozitiv.
Tekniku italian ka vendosur të bëjë disa ndryshime në raport me ndeshjet e fundit, duke i besuar minuta të rëndësishme disa lojtarëve që rikthehen në formacion. Në repartin e mbrojtjes bie në sy aktivizimi i Pllanës nga minuta e parë, ndërsa në mesfushë rikthehet Nedim Bajrami. Edhe sulmi paraqitet me ndryshime, ku Myrto Uzuni fiton një vend në formacionin startues.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes lidhet me Elseid Hysajn. Mbrojtësi shqiptar mban shiritin e kapitenit dhe regjistron ndeshjen e tij të 100-të me fanellën kuqezi, duke hyrë në historinë e Kombëtares si një nga lojtarët me më shumë paraqitje./ Zoom.al