zoom

Lajme

VIDEO/ Degradon BBV, Liami mbush tepsinë me ujë e ia hedh Françeskës në gjumë! Si reagoi ish-missi

Tensionet dhe sherret në BBV këtë sezon kanë marrë përmasa jashtë çdo etike, duke degraduar dhe nxjerrë profile personazhesh kontroversë, ndryshe nga ajo që i shohim zakonisht në ekrane.

Banori i Big Brother Vip, Liam Osmani, ka zgjuar nga gjumi ish-missin, Françeska Murati në një mënyrë aspak të zakontë. Konkurrenti mbushi një tepsi me ujë dhe më pas shkoi ia derdhi në kokë banores teksa ajo po flinte gjumë.

Françeska Murati u zgjua nga gjumi e trembur dhe duke u kollitur, ndërsa Liam Osmani nisi të qeshte.

Pasi u ngrit nga krevati, Françeska Murati nisi një debat në oborrin e shtëpisë me konkurrentin.

“T’i s’ke vetëkontroll se nuk ka mundësi. Le kokrrën e namit. Më vjen keq sepse sa herë bën gabime i anashkaloj”, iu drejtua ajo.

“Ujin e kam qejf në fakt, aty nuk kam vetëkontroll”, iu përgjigj Liami. /ZOOM.AL/