Aplikacion
Një problem teknik i rrallë në sediljen e komandantit rezultoi fatal për fluturimin AI-171 të kompanisë Air India, që përfundoi me rrëzimin tragjik të avionit dhe humbjen e 247 jetëve, një pjesë studentë mjekësie që ndodheshin në një konvikt ku avioni u përplas.
Sipas raportit paraprak të publikuar të martën nga Autoriteti Indian për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), sedilja e komandantit rrëshqiti papritur pas gjatë fazës së ngritjes, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që çuan në humbjen e kontrollit të avionit dhe përplasjen fatale të Boeing 787-it.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Indian për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), kutia e zezë e avionit ka zbuluar se gjatë ngritjes, mekanizmi i sigurisë së sediljes së komandantit dështoi, duke shkaktuar lirimin e saj të papritur nga vendi. Si pasojë, trupi i pilotit tërhoqi pa dashje levat e fuqisë në pozicionin neutral, duke çuar në ulje të menjëhershme të fuqisë së motorëve.
Bashkëpiloti tentoi të rivendoste fuqinë, por manovra u pengua nga pozicioni i pilotit, i cili bllokonte fizikisht levat. Brenda vetëm 38 sekondave nga defekti, avioni humbi lartësinë dhe u përplas në ndërtesë.