zoom

Slider

Declan Rice sfidon të kaluarën, Arteta i jep një këshill futbollistit të “Topçinjve”

Declan Rice sfidon të kaluarën, Arteta i jep një këshill futbollistit të “Topçinjve”

Titulli kampion është objektivi i madh i Arsenalit. Skuadra e Mikel Artetës është në rrugën e duhur për të rikthyer trofeun e madh që mungon prej vitit 2004.

Trajneri Arteta foli në prag të sfidës me West Ham, e cila do të jetë e veçantë për Declan Rice, që rikthehet në “London Stadium”, ku kaloi gjashtë sezone si kundërshtar.

“Do të jetë hera e parë që ai kthehet në klubin e tij të vjetër dhe mendoj se do të jetë një moment i mrekullueshëm për të. Unë vetë kam pasur shansin të kthehem si kundërshtar kundër ish-klubeve të mia disa herë. Dhe në atë moment ju me të vërtetë e shihni se çfarë mendojnë për ju dhe çfarë i keni lënë klubit të mëparshëm. Rice flet shpesh për West Hamin dhe atë që klubi ka bërë për të dhe gjithë futbollistët. Shpresoj që ta mirëpresin dhe të sillen në të njëjtën mënyrë me Declan, i cili gjithmonë flet fjalë të bukur për ish-klubin e tij”, tha Arteta .

EFL Cup – “Është një kompeticion në të cilin ne kemi shansin të shkojmë përpara dhe të fitojmë një trofe, mendjet tona duhet të përqendrohen te West Ham. Unë e përjetoj njësoj siç përjetoj ndeshjet e kampionatit”, theksoi trajneri spanjoll. /zoom.al/