zoom

Lajme

Debate në Kuvend/ Berisha i kthehet Spiropalit: Mos më bëj të të…

Debate në Kuvend/ Berisha i kthehet Spiropalit: Mos më bëj të të…

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nisi me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Ish-kryeministri dhe kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi shumicën socialiste për shtyrjen e qëllimshme të procesit të votimit.

“Keni vetinë të trilloni çdo gjë, por në këtë sallë ne çështjen e avokatit të popullit e kemi sjellë deri në votim, por e shtytë ju deri në momentin e fundit. Ju mashtroni njëri-tjetrin, por mos mashtroni publikun se mashtrimi publik përbën vepër të rëndë”, tha Sali Berisha.

Kryedemokrati e cilësoi Partinë Socialiste si “parti e krimit”, deklaratë që solli reagimin e menjëhershëm të ministres Elisa Spiropali:

“Ju tërheq vëmendjen për fjalorin, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë.”

Replikat mes tyre vazhduan dhe të dyja palët u përplasën për etikën në diskursin publik.

“Dhe unë do ruaj vendin, edhe ju moderonin fjalorin”, tha Spiropali, ndërsa Berisha u kundërpërgjigj:


“Mos më bëj të jap një përgjigje që s’duhet ta jap.”

PD akuzon mazhorancën se nuk pranon kandidaturën e saj për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni./ Zoom.al

Postime të lidhura