Aplikacion
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me një përplasje të ashpër verbale mes kryedemokratit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Në një replikë të ashpër ndaj deklaratave të mëparshme të Ballës, i cili e akuzoi Berishën për hipokrizi në raport me Ilir Metën, kreu i Partisë Demokratike e cilësoi ministrin si një “përfaqësues të shpifur dhe të neveritshëm”, duke e akuzuar për përfshirje në aktivitete kriminale të rënda.
“Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen t’i përgjigjesh. Por detyrimi ndaj qytetarëve dhe rrezikshmëria që ai përfaqëson, më detyron të flas.
Ky person është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve – nga prostitucioni te droga. Me dokumente zyrtare është përmendur në lidhje me porositje vrasjesh. Segmentet e drejtësisë kanë djegur me vendim regjistrime që e implikonin si porositës. Është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit të vendosë armë për të burgosur një familje kundërshtare të asaj bande”, tha Berisha./ Zoom.al