Aplikacion
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka adresuar edhe një herë thirrjen për heqjen e lavazheve që ndodhen mes lagjeve të qyteteve.
Kësaj here, video tregon një lavazh në një lagje të Tiranës, për të cilën Rama fton “çunat” që ta heqin vetë, “se nuk ecën më kjo punë kështu”.
Rama shton se nëse toka i përket pronarit të lavazhit, duhet të marrin leje për njësi shërbimi brenda rregullave dhe jo për lavazhe në rrugë.
Në të kundërt, këto hapësira porsa të lirohen prej lavazheve do mbillen me pemë, ku do vihen stola dhe lodra për fëmijët, përfundon postimi i kryeministrit.
Postimi i Ramës:
Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?
Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët.