zoom

Lajme

Çudit Lei Kraja, i kërkon Arbër Çepanit të bëjë fëmijë me të. Reagon ish-banori i Big Brother

Çudit Lei Kraja, i kërkon Arbër Çepanit të bëjë fëmijë me të. Reagon ish-banori i Big Brother

Lei Kraja ka surprizuar publikun me një deklaratë të papritur gjatë emisionit “Pardon My French”, ku foli për idenë e të pasurit një fëmijë me kontratë.

Diskutimi nisi pas një deklarate të Arjan Currit në podcastin e Grida Dumës, ku ai u shpreh se po mendon të bëjë fëmijë me kontratë me një kolege.

Gjatë bisedës në program, Lei u shpreh se edhe ajo e ka menduar një mundësi të tillë.

“Nëse deri në moshën 35 vjeç nuk kam një fëmijë, do t’i propozoj Arbër Çepanit ta bëjmë me kontratë. I kam thënë disa herë që mund të jetë babai i fëmijës tim. Arbër, nëse po më dëgjon…”, tha ajo.

Lei shtoi me humor se, duke parë ritmin e jetës së Arbërit, ai ndoshta nuk do të martohet shpejt, por nëse ndodh, ajo do të gjejë një alternativë tjetër.

Pak orë më vonë erdhi edhe reagimi i Arbër Çepanit.

Në rrjetet sociale, ku postoi këtë deklaratë të Lei Krajës, ai pranoi ftesën e saj.

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër Çepani në postimin e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura