zoom

Slider

Çudi angleze!!! Pronari i klubit kërkon 2 mln sterlina nga tifozët për të shmangur falimentimin

Çudi angleze!!! Pronari i klubit kërkon 2 mln sterlina nga tifozët për të shmangur falimentimin

Pronari i Sheffield Wednesday, Dejphon Chansiri, u ka kërkuar tifozëve të klubit që të mbledhin 2 milionë sterlina për të shpëtuar nga falimentimi.

Sheffieldi është përfshirë në një problem financiar dhe sportiv, pasi nuk mund të federojë më futbollistët për shkak të borxheve që ka me thesarin britanik.

Sipas medias britanike, sa më gjatë të zgjasë periudha pa shlyerjen e borxheve, aq më i pamundur do të jetë regjistrimi i lojtarëve.

“Nëse do të kisha para në bankë, do të paguaja menjëherë. Nëse 20.000 njerëz do të jepnin nga 100 stërlina secili, atëherë do të ishim mirë dhe kjo situatë mund të merrte fund. Kjo shumë do të mbulonte gjithçka, pagesën në thesar dhe pagat”, tha miliarderi tajlandez Chansiri në një intervistë për gazetën “Sheffield The Star”.

Skuadra e Sheffieldit është në fund të renditjes, me gjashtë pikë pas 14 ndeshjesh, teksa pak ditë më parë shkarkoi spanjollin Xisco Muñoz. /zoom.al/