zoom

Slider

Cristiano Ronaldo mbetet pa trajner te Al Nassr

Cristiano Ronaldo mbetet pa trajner te Al Nassr

Luis Castro së shpejti mund të jetë histori në Al Nassr. Trajneri portugez do të shkarkohet nga bordi i klubit të Riadit pas mposhtjes 4-1 nga Al Hilal.

Humbje që jo vetëm nënkuptonte humbjen e një titulli tjetër (Nassr nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga dy ligat e fundit), por ka provokuar edhe zemërimin e Cristiano Ronaldos, në pamjet që janë bërë virale në mbarë botën.

Castro ishte trajner i miratuar nga Cristiano dhe i cili mbërriti me ‘Po’-në thelbësore të yllit portugez. Bordi, i kryesuar nga Ibrahim Al Muhidib, e mori vendimin të dielën, edhe pse nuk do të zyrtarizohet derisa të vendoset trajneri i ri.

Presidenti do të miratojë shkarkimin e portugezit. Ndaj shkarkimi i Kastros nuk është ende zyrtar, ndonëse vendimi i drejtuesve sportivë të kryesuar nga Fernando Hierro është përfundimtar.