Aplikacion
Chelsea po monitoron përplasjen mes Victor Osimhen dhe Napolit dhe kërkon të përfitojë nga situata.
Agjenti i sulmuesit afrikan ka kërcënuar me veprime ligjore të kaltërit për një postim në rrjetet sociale që tallte nigerianin për humbjen e një penalltie.
Sipas talkSPORT, Chelsea është admirues i Osimhen dhe mund të përdorë grindjet e çuditshme për të rritur interesin e tyre.
Trajneri Mauricio Pochettino e ka bërë të qartë se dëshiron një sulmues të ri në janar dhe blutë e Londrës mund të hidhen në sulm për Osimhen.
Gjithashtu Chelsea është ndër klubet që ka treguar interes për sulmuesin Ivan Toney, i cili vazhdon pezullimin. /zoom.al/