zoom

Slider

Champions League në rrezik, tani është UEFA që po mendon shkrirjen e saj!

UEFA tani mendon për Superligën e saj. Formati i ri do të zbatohet nga viti 2027 dhe parashikon “zhdukjen” e Championsit aktual. Nuk bëhet fjalë për atë projekt të hartuar nga “rebelët” Laporta, Perez dhe Agnelli, por për një kompeticion të sponsorizuar nga UEFA.

Hipoteza e bujshme është hedhur sot, në Spanjë, nga “El Pais”, që shkruan se Ceferin po mendon të anulojë formatin aktual të Champions League, Europa League dhe Conference League për një organizim krejtësisht të ri.

Në vend të tyre do të luhej një lloj kampionati europian me tri divizione, me ngjitje nga kategoria dhe rënie. Emri i divizionit të parë mund të jetë pikërisht ai i shumëdiskutuari: Superliga.

Por si do të funksiononte Superliga e UEFA-s? Siç u përmend, do të ishte një lloj kampionati me 18 ekipe me vetëm dy rënie nga kategoria çdo sezon.

Formati i ri, i cili do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve, megjithatë do të fillonte vetëm në vitin 2027.

Europa League dhe Conference League do të ruanin emrat e tyre aktualë, por do të shndërroheshin në dy grupe të tjera me nga 18 skuadra.

Në këtë rast do të kishte katër rënie dhe ngjitje në kategorinë e dytë dhe të tretë të “kampionatit” të ri evropian. Ndërsa vetëm dy skuadra do të ngjiteshin nga Europa League në Superligë.

Kriteret e pranimit për Superligën e UEFA-s dhe dy divizionet e tjera nuk janë ende të qarta.

Në këtë kuptim, mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e planifikuar për në fund të tetorit, mund të zbuloje detaje të reja. /zoom.al/