zoom

Aktualitet

Çfarë po ndodh në vend? Pas rritjes së naftës vjen rritja e çmimit të biletës (VIDEO)

Çfarë po ndodh në vend? Pas rritjes së naftës vjen rritja e çmimit të biletës (VIDEO)

Shoqata e Transportit paralajmëron rritjen e çmimit të biletës për urbanët dhe transportin ndërqytetas.

Ky paralajmërim vjen pas lajmeve se çmimi i naftës në vendin tonë është rritur.

Kryetari i Shoqatës është shprehur se nuk kanë për qëllim rritjen e çmimit, por e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet.

Ai ka kërkuar nga qeveria uljen e TVSH-së nga 20% në 6% si dhe heqjen e taksës së qarkullimit, e cila në vetvete sipas tij nuk e mbështet por përkundrazi e pengon qarkullimin.

Megjithatë çmimi i biletës mund të ndryshojë vetëm me vendim dhe udhëzim të ministrisë përkatëse.

Postime të lidhura