Aplikacion
Çmimi i naftës në Shqipëri u rrit në mënyrë të menjëhershme më 1 tetor me afro 10 lekë për litër. Një litër naftë sot tregtohet me 179 ose 180 lekë për litër në pikat e komanive të mëdha si Kastrati apo Eida, ndërsa në fillim të javës u tregtua për 169 lekë për litër.
Përse kjo rritje dhe a është ajo në përpjestim të drejtë me rritjen që po pëson çmimi i naftës në botë?
Në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie naftë u rrit me 3 USD ose 300 lekë në 6 ditët e fundit. Një fuçi naftë ka 158 litër. Nëse do të përllogarsim rritjen për litër bazuar në rritjen e çmimit për fuçi, rezulton se rritja e një litri maftë në botë është vetëm 0,018 USD ose 2.1 lekë. Bazuar në këtë llogaritje rezulton se në Shqipëri nafta u rrit me 5 herë më shumë se në botë.
Tabela e mëposhtme tregon se 6 ditë më parë një fuçi nafte u shit me 73.3 USD, ndërsa sot u shit me 76 USD.

Në Shqipëri grosistët e naftës reagojnë menjëherë nëse nafta pëson rritje, ndonëse kompanitë tregtare shesin naftën e blerë më parë me çmime më të ulta. Thënë më thjesht, nafta që shitet sot në pikat e karburantit në Shqipëri është blerë të paktën 2 javë më parë në tregjet ndërkombëtare.
2 javë më parë një fuçi nafte në bursat ndërkombëtare, aty ku blihet edhe nafta për Shqipërinë, u shit me 70 USD për fuçi.

Sipas tabelës së mësipëme çmimi naftës në Shqipëri do të duhej të ishte i pandryshuar, duke qenë se nafta që tregtohet sot në vend është blerë nga 70 deri ne 76 USD për fuçi.
Tregu i naftës në vend ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave dhe është hetuar disa herë për “marrëveshje karteli” mes grosistëve. Megjithatë, ndërhyrjet e autoriteteve nuk kanë dhënë ndonjëherë rezultat.
Një hetim i periudhës janar 2017 – 2020 përfshiu tre koncesionarët që kanë dhënë leje për Tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve që vinë nga jashtë.
Nën hetim u vunë Petrolifera në Vlorë dhe dy koncesionet në Porto Romano të Durrësit, Romano Port SHA dhe Porti MBM. Ky i fundit i cili ka të drejtat e përpunimit të anijeve mbi 20 mijë ton zotërohet nga shoqëria ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP, e cila kontrollohet nga nga dy prej kompanive më të mëdha të tregimit me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në vend.
Në vitin 2012, kompania Romano Port sh.a u gjobit me 6.7 milionë lekë për abuzim me pozitën dominuese të ndërmarrjes në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës në rrugë detare. /Zoom.al