zoom

Aktualitet

Çfarë është “treni bullgar” dhe si manipulohet vota prej tij

Çfarë është “treni bullgar” dhe si manipulohet vota prej tij

Një fenomen pak i dëgjuar i quajtur “treni bullgar” ka dalë në dritë në këto zgjedhje me akuzat e opozitës për përdorim e kësaj skeme në këto zgjedhje.

Sipas raportimeve të publikuara nga portale të ndryshme, kjo metodë manipulimi nuk është e re, por daton prej dekadash dhe është përdorur në vende të ndryshme të Europës Lindore. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se përmes kësaj skeme mund të kontrollohen dhe manipulohen qindra mijëra vota në një ditë votimi.

Si funksionon “Treni Bullgar”?

1. Organizatori i skemës, jashtë qendrës së votimit, ka një fletë votimi të marrë më parë në mënyrë të paligjshme ose të falsifikuar. Kjo fletë plotësohet sipas interesave të organizatorit dhe i dorëzohet një votuesi të rekrutuar.

2. Votuesi hyn në qendrën e votimit me fletën e mbushur nga jashtë, ndërsa merr zyrtarisht fletën e tij të paplotësuar nga komisioni.

3. Në dhomën e fshehtë, ai fsheh fletën zyrtare të pastër dhe fut në kuti atë që i është dhënë nga jashtë. Fletën e papërdorur e dorëzon jashtë tek organizatori.

4. Kjo fletë zyrtare, e papërdorur, plotësohet sërish dhe i jepet votuesit tjetër – duke vazhduar ciklin në mënyrë të pandërprerë.

5. Efektiviteti i skemës qëndron në kontrollin pothuajse të plotë që organizatori ka mbi votën, pasi votuesi nuk paguhet nëse nuk dorëzon një fletë të pastër për rishfrytëzim.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë e ndërlikuar por sistematike është shumë e rrezikshme për integritetin e procesit zgjedhor, pasi manipulimi nis e mbaron me vetëm një fletë të vetme të marrë në mënyrë të paligjshme. Nëse përdoren disa fletë të tilla në zona të ndryshme, efekti manipulues mund të përfshijë gjithë vendin.

Pavarësisht denoncimeve, autoritetet nuk kanë reaguar zyrtarisht për këto akuza. 

Postime të lidhura