zoom

Lajme

Çfarë di Ilir Meta për 21 Janarin? Sali Berisha: S’kam dijeni

Çfarë di Ilir Meta për 21 Janarin? Sali Berisha: S’kam dijeni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi të merret në pyetje nga SPAK në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit.

I pyetur nga gazetarët se çfarë informacionesh mund të ketë Meta për këtë ngjarje, Berisha u shpreh se vetë nuk ka dijeni.

“Mund të dijë më shumë se unë, është normale,” u shpreh ish-kryeministri, duke theksuar se Meta mund të ketë elementë ose detaje që kërkojnë sqarim.

Ai shtoi se 21 Janari, sipas tij, ka në bazë falsifikime dhe se Presidenti mund të ketë më shumë për të thënë mbi këtë aspekt.

“Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë. Shpresoj që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin më të madh,” tha Berisha, duke nënvizuar nevojën për një hetim të plotë dhe të paanshëm.

Postime të lidhura