zoom

Aktualitet

Çfarë di Meta për 21 Janarin? Haxhinasto: Ka informacion për…

Çfarë di Meta për 21 Janarin? Haxhinasto: Ka informacion për…

Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, komentoi gatishmërinë e Ilir Metës për të dëshmuar lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.

Haxhinasto tha se Meta zotëron informacion të gjerë për atë që ka ndodhur dhe për paralajmërimet që, sipas tij, janë bërë para protestës.

Sipas deputetit, më 11 janar kishte të dhëna se protesta do të ishte e dhunshme, por institucionet nuk morën masat e nevojshme.

Ai shtoi se paralajmërimet vinin nga ambasada dhe institucione të specializuara, por pavarësisht kësaj, nuk u ndërmor veprimi i duhur për të shmangur përshkallëzimin.

“Nuk kam informacion konkret, por ai ka shprehur se ka pretendimet që janë reale për të cilat gjërat dihen botërisht që njoftimi ka qenë që do ketë një demonstrim të dhunshëm dhe nuk janë marrë masat e duhura për të ndaluar këtë. Ka pasur informacion nga ambasadat, institucionet e specializuara dhe masat nuk ishin të tilla për ta ndaluar diçka të tillë. Meta ka informacion të gjerë për këtë çështje ndaj është ofruar për të dëshmuar”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, Ilir Meta përmes avokatit të tij kërkoi nga SPAK që ta marrë në pyetje për dosjen e 21 janarit si person në dijeni, në kuadër të hetimeve që po kryen, ku deri tani janë thirrur për t’u pyetur Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Në atë periudhë, Meta ka qenë zëvendëskryeministër i qeverisë “Berisha”./ Zoom.al

Postime të lidhura