zoom

Aktualitet

Buka në Shqipëri ka arsenik/ Investigimi trondit opinionin publik, reagojnë ekspertët: Përgjegjës për kancerin

Një investigim ka tronditur opinionin publik ku u zbulua se buka në Shqipëri përmban arsenik, i cili sipas ekspertëve është përgjegjës për kancerin.

Nga analizat, e publikuara në emisionin e mbrëmjes së të enjtes të Inside Story,  u bë konstatimi i metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin.

Niveli i arsenikut inorganik, rezultoi 0,266 miligramë për kilogram. Duke pasur parasysh se pesha e bukës është vetëm 800 gram, kjo nënkupton se përqendrimi real i arsenikut mund të jetë edhe më i lartë. Arseniku inorganik njihet si një substancë toksike me rrezikshmëri të lartë, veçanërisht kur gjendet në sasi të konsiderueshme.

Situata bëhet edhe më komplekse për shkak se udhëzuesit dhe manualët zyrtarë aktualë nuk përcaktojnë një kufi të qartë për nivelin e lejuar të arsenikut në bukë. Për këtë arsye, ekspertët shfaqen të ndarë në vlerësimet e tyre. Mjekët ngrenë alarmin dhe e konsiderojnë shqetësues rezultatin prej 0,266 miligramësh arsenik të konstatuar në analizë, ndërsa kimistët janë më të rezervuar dhe nuk e cilësojnë situatën si aq dramatike.

“Kujdes pse, sepse arseniku jo për të gjitha sëmundjet ka të njëjtën dozë që rekomandohet, pra unë mora më të voglën dhe kjo është për të evidentuar të gjitha llojet e sëmundjeve, por për lezionet e lëkurës, pra kancer lëkure e kështu me radhë, kjo dozë është 0,3; për disa të tjera rritet, kur bie puna për të shkaktuar kancer të mushkërive, probleme të zemrës, infertilitetit…”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti për Inside Story.

Debati mbi praninë e arsenikut në bukë ka nxjerrë në pah mungesën e standardeve të qarta dhe ndarjen e qëndrimeve mes ekspertëve të shëndetit. Mjekët theksojnë se buka, ndryshe nga produktet e tjera ushqimore, ka konsum masiv dhe të përditshëm, ndaj nuk mund të trajtohet me të njëjtat referenca krahasuese si orizi apo drithëra të tjerë.

“Në parimet shkencore nuk mund të merret referencë krahasuese me orizin, pasi buka ka konsum masiv dhe sidomos në vendin tonë është produkti kryesor i përdorimit masiv në popullatë në të gjitha moshat dhe për pasojë duhet të ketë standardet e veta shkencore që ne nuk i kemi fatkeqësisht”, u shpreh mjeku Besnik Jakaj.

Ekspertët rikujtojnë se arseniku paraqitet në dy forma, organike dhe inorganike, ku kjo e fundit konsiderohet më e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

“Në konceptin mjekësor ne do të shohim ekspozimin që kemi ndaj arsenikut, pra çfarë arseniku merr njeriu dhe të mos harrojmë që ka dy lloje arseniku, organik dhe inorganik. Arseniku inorganik është ai i dëmshmi”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Sipas specialistëve, problematika lidhet edhe me faktin se analizat shpesh raportojnë arsenikun total, ndërkohë që legjislacioni dhe literatura shkencore fokusohen te arseniku inorganik.

“Ne po flasim këtu për nivelin e arsenikut në total, kurse në literaturë dhe në legjislacion është arseniku inorganik ai i cili është toksik”, u shpreh mjeku Ilir Pecnikaj.

Në udhëzimin nr. 4, datë 9.2.2024, “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në ushqime”, në tabelën përkatëse për “Drithëra dhe produkte me bazë drithëra”, nuk është përcaktuar asnjë kufi specifik për bukën. Për disa ekspertë, kjo nënkupton se arseniku nuk duhet të jetë i pranishëm në këtë produkt. Ky interpretim mbështetet edhe nga fakti se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ka të përcaktuar në laboratorët e tij nivele referuese për arsenikun në bukë.

“Në analizat e para ne shohim që po, arseniku është i lartë krahasuar me rregulloret e Komunitetit Europian për drithërat, por aty është i cituar vetëm orizi. Nëse bëjmë krahasimin, jemi jashtë kufirit maksimal. Buka është e përditshme dhe konsumi është ditor. Detyrimisht kjo është një alert, por ky është një alert për AKU-në, e cila duhet ta ndjekë me doemos zhvillimin në këtë drejtim të metaleve të rënda”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Në mungesë të përkufizimeve të qarta, është kërkuar informacion zyrtar nga AKU mbi kryerjen e analizave për metalet e rënda në bukë dhe kriteret e përdorura për arsenikun, por deri në transmetimin e dokumentarit nuk ka pasur përgjigje.

“Do një vëmendje të madhe nga ana e agjencive rregullatore. Ka ndodhur në Shqipëri që AKU nuk ka pasur vlera të caktuara se sa do të jetë vlera maksimale e lejuar dhe i ka përcaktuar rrugës, në momentin që kanë rezultuar probleme”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Sipas burimeve informale pranë institucioneve përgjegjëse, analizat për metalet e rënda në bukë kryhen shumë rrallë, për të mos thënë pothuajse fare. Pavarësisht mendimeve të ndryshme mes ekspertëve, mjekët insistojnë se prania e arsenikut, në çdo nivel, përbën rrezik për shëndetin.

“Dozat që pranon Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore janë ulur dy vitet e fundit, sepse kanë qenë më të larta deri në 2023, por duke kuptuar që ky është një problem gjithnjë e më i rëndë, i kanë ulur dozat nga 0,6 miligramë në 8 mikrogramë për kilogram peshë trupore”, u shpreh Alimehmeti.

“Ndërkohë, nëse marrim maksimumin prej 8 mikrogramësh për kilogram peshë trupore, një fëmijë 20 kilogramë mund të tolerojë deri në 160 mikrogramë dozë ditore. Kujdes, ne nuk jemi të ekspozuar ndaj arsenikut vetëm përmes bukës, por edhe nga ushqime të tjera si orizi, uji, lëngjet e frutave, dhe trupi e përjeton arsenikun total, jo vetëm nga një burim i vetëm”, shtoi mjeku Ilir Alimehmeti.

Postime të lidhura