zoom

Slider

Broja mungon përsëri, Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e Kombëtares, 3 të dëmtuar

Broja s’ia del përsëri dhe bashkë me të jashtë liste edhe Mihaj e Çuni, kurse Balliu mbetet jashtë si pasojë e dëmtimit të rëndë.

Shqipëria do të ndeshet me Moldavinë në transfertë me 17 nëntor dhe tri ditë më pas me Ishujt faroe për të arritur objektivin “EURO 2024”, madje si kryesuese e Grupit E. Së fundmi trajneri brazilian Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarë, ku shihen risi dhe rikthime.

Mbrojtësi Ardian Ismajli ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është gati të jetë në fushë për kuqezinjtë dhe gjithashtu shihet në listë edhe sulmuesi Arbnor Muçolli që aktivizohet me Goteborgun në Suedi.

Shihet gjithashtu që Armando Broja nuk ia ka dal dot të jetë pjesë e Kombëtares për shkak të dëmtimit të marrë një muaj më parë, gjë që e ka lënë jashtë dhe me Çelsin, teksa nuk është grumbulluar as Enea Mihaj.

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares shqiptare në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë për këto dy takime.

Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin. Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë e sulm, tekniku i Kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.

Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për mediat nesër (11 nëntor, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë rrugëtim, ndërsa skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 13 nëntor. Futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre do të paraqiten në grumbullimin që do të bëhet në Tiranë nga e diela, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”. /ZOOM.AL/