zoom

Aktualitet

Britania ekstradon 34-vjeçarin. Akuzohet për vrasjen e “Dodës” më 2009, agjentit të Antidrogës

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë një 34-vjeçar, i dënuar për vrasjen e agjentit të Antidrogës Elbasan, “Doda”. Bëhet fjalë për shtetasin Donald Hoxha.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me paramendim”, “mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”.

Hoxha akuzohet se në datën 22 korrok 2009, në qytetin e Elbasanit, në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Roland Rexhepin, ish-agjent antidroge dhe me motiv të dyshuar sagën hakmarrëse mes familjeve Çapja dhe Mema në qytet, deri tani me të paktën 12 viktima në gati dy dekada.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda”, u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, përkatësisht me 23 dhe 24 vite burg, ndërsa po gjykohet Florind Shabani, megjithatë ende nuk dihet se kush është porositësi i krimit.

Marjus Tafa dhe Armando Llakaj konsiderohen njerëz të afërt me fisin Çapja në Elbasan. Ish-agjentit në citin 2012 i vranë edhe vëllanë biznesmen po në një sulm hakmarrës në Elbasan. /ZOOM.AL/