zoom

Aktualitet

Vrau në atentat ish-agjentin “Doda” të Elbasanit, Tirana i kërkon Britanisë ekstradimin e Hoxhës

Prokuroria i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë drejt Shqipërisë Donald Hoxhën, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Roland Rexhepit, ish-agjenti i Antidrogës i thirrur me nofkën “Doda”, më 2009 në Elbasan.

Hoxha ishte 18-vjeç në kohën e vrasjes, teksa pas arratisjes u arrestua në Britaninë e Madhe.

Për vrasjen e Roland Rexhepit janë denuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani.

Roland Rexhepi, ish-oficer policie që nga koha e Kosenit, u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë së tij në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Krimi erdhi si pasojë e sagës së hakmarrjes pas përplasjeve të fisit Çapja dhe atij Mema, që nga viti 2005 e në vijim, me të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Rexhepit në vitin 2012 i vranë edhe të vëllanë biznesmen, po në Elbasan dhe me të njëjtin motiv. /ZOOM.AL/