zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës/ Makina “fluturon” mbi trafikndarëse, vdes 50-vjeçari (VIDEO)

Një 50-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor të shënuar pasditen e kësaj të premteje në Durrës, në rrugën e ish-Kënetës.

50-vjeçari me inicialet F. Gj. po lëvizte me biçikletë në momentin kur një mjet tip “Benz”, që po lëvizte me shpejtësi të madhe, humbi drejtimin dhe kaloi trafikndarësen duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës.

Në këtë çast, makina u përplas me 50-vjeçarin, që po udhëtonte me biçikletë, me një motomjet si edhe një automjet të parkuar, për të përfunduar më pas në një servis mjetesh.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.