zoom

Aktualitet

Fluturoi me “Benz” dhe u arratis pasi vrau në aksident biçiklistin, arrestohet 17-vjeçari

Policia e kryeqytetit njoftoi se është arrestuar 17-vjeçari që përplasi për vdekje ditën e djeshme një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë dhe më pas “fluturoi” me Benz mbi një makinë të parkuar duke përfunduar në trotuar.

I riu pas aksidentit, doli nga makina së bashku me pasagjerin dhe mësohet se është larguar nga vendngjarja duke qëndruar i fshehur. Policia nuk e ka publikuar identitetin e tij për shkak edhe të moshës, teksa dyshohet se ka qenë i papajisur me leje drejtimi.

Por adoleshenti është kthyer në banesë ditën e sotme pas negociatave me familjen. Pasi u kthye në shtëpi, uniformat blu prangosën 17-vjeçarin, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me ngjarjen. Hetimet po i ndjek Prokuroria e Rrethit. /ZOOM.AL/