zoom

Aktualitet

Ekzekutuan 12 vite më parë policin e Elbasanit të njohur si “Doda”/ Arrestohet në Gjermani atentatori i tretë

Policia gjermane i ka vendosur prangat Florenc Shabanit pas kërkesës së bërë nga drejtësia shqiptare.

Sipas policisë, Shabani është atentatori i tretë i vrasjes së ish-oficerit të Policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi.

Bashkë me Armando Llakajn dhe Marjus Tafën, 12 vite më parë, Shabani ekzekutoi oficerin të policisë së Elbasanit i njohur me pseudonimin “Doda”.

Policia bëri të ditur se ata i bënë pritë oficerit të policisë, Roland Rexhepi në Lagjen Vullnetari poshtë banesës se tij.

Armando Llakaj dhe Marsjus Tafa janë të dënuar nga drejtësia me 24 dh 23 vite burg dhe janë duke vuajtur dënimin.

Ndërkohë që Florenc Shabani kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit.