Aplikacion
Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të premte, më 3 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur rritjen e çmimeve për shitjen e karburanteve.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës, i standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 224 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.
Ky ndryshim vjen në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, ku niveli i akcizës është ulur me 20%, duke reflektuar një ulje prej 9.5 lekë/litër së bashku me TVSH-në.
Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Kujtojmë se deri më sot, 3 prill 2026, nafta shitej për 218 lekë për litër, ndërsa benzina 181 lekë për litër.
Bëhet me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, më 3 prill, në orën 20:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të pasqyrohen ndryshimet e radhës në treg