zoom

Ekonomi

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e karburanteve, me sa lekë do të blihen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës  ndryshon çmimin e karburanteve, me sa lekë do të blihen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas, në mbledhjen e zhvilluar më 29 prill 2026.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (gazoil) në shitje me pakicë do të jetë 203 lekë për litër, ndërsa me shumicë 191 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 180 lekë për litër dhe me shumicë deri në 168 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi që prej orës 11:30 të kësaj të marte dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e radhës në treg.

Postime të lidhura