zoom

Bota

Bolsonaro deklaron se vaksinat kundër Covid kanë lidhje me SIDA-n, Facebook fshin videon

Facebook hoqi një video në cilën presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, hidhte pretendimin e një lidhjeje të supozuar mes vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it.
Gjiganti i mediave sociale e bëri të qartë se “politikat e tij nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”.

Videoja u hoq edhe nga platforma tjeter e Facebook-ut, Instagram. Drejtuesit e tij megjithatë nuk iu përgjigjën pyetjes përse ajo u la tre ditë aty përpara se të fshihej.

Në videon e postuar në 21 tetor dhe të hequr në 24, Bolsonaro thoshte se ka raporte që “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit zhvillojnë Sindromën e Mungesës së Imunitetit shumë më shpejt sesa pritej”.

Që prej fillimit të pandemisë, presidenti i Brazilit vazhdimisht ka folur kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit.

Vendi i tij sakaq, ka pasur një prej normave më të larta të infektimit dhe të vdekshmerisë nga sëmundja në të gjithë botën. Llogaritet që nga koronavirusi të kenë humbur jetën në Brazil 605.000 persona, ndërsa të prekurit janë mbi 21 milionë.