zoom

Aktualitet

Bllokohet rruga Qukës-Qafë Plloçë

Bllokohet rruga Qukës-Qafë Plloçë

Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë sjellë edhe një herë probleme serioze në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, duke shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme dherash.

Si pasojë, një masë e madhe dheu ka zënë tërësisht trupin e rrugës, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe duke detyruar autoritetet të pezullojnë trafikun në këtë segment.

Përroi i fshatit Gur i Kuq ka dalë nga shtrati i tij, si pasojë e sasisë së madhe të aluvioneve të sjella nga uji. Situata problematike vijon prej dy ditësh.

Dalja nga shtrati e përroit ka shkaktuar edhe bllokimin e shkarkuesit në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Punonjësit e firmës kontraktore ndodhen në terren dhe prej dy ditësh po punojnë për normalizimin e situatës. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve në një segment prej rreth 100 metrash realizohet vetëm me një korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes./ Zoom.al

Postime të lidhura