Aplikacion
Bashkia Pogradec njofton drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë i mbyllur përkohësisht për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e gurëve.
Ky bllokim është shkaktuar nga dëmtimi i një pjese të skarpatës pas reshjeve të fundit.
Hapja e këtij segmenti do të njoftohet sapo të përfundojnë punimet për stabilizimin e kodrës dhe të garantohet siguria e qytetarëve. Zoom.al/

