zoom

Aktualitet

Pamjet/ Katastrofë mjedisore, bregdeti i Velipojës mbushet me mbeturina! Aktivisti: Toka po na kthen para syve pasojat e veprimeve tona

Pamjet/ Katastrofë mjedisore, bregdeti i Velipojës mbushet me mbeturina! Aktivisti: Toka po na kthen para syve pasojat e veprimeve tona

Aktivisti Mirsad Basha ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në bregun e Velipojës, të cilin e ka cilësuar një “katastrofë mjedisore”. Në një postim, ai thekson se reshjet e shumta në veri kanë fryrë lumenjtë dhe kanë sjellë në breg çdo mbeturinë që njerëzit kanë hedhur pa kujdes ndër vite.

“Kjo katastrofë mjedisore që po përjetojmë në bregun e Velipojës është një kujtesë e fortë se natyra gjithmonë na kthen atë që i japim”, shkruan ai.

Ai njoftoi se më 10 dhjetor do të zhvillohet një aksion i madh pastrimi në zonë dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen.

“Në këto ditë që vijnë, po përgatitemi për një aksion të madh pastrimi, sepse kjo tokë është e jona dhe përgjegjësia për ta mbrojtur është e përbashkët,” theksoi aktivisti.

Postimi i plotë: Kjo katastrofë mjedisore që po përjetojmë ne bregun e Velipojës është një kujtesë e fortë se Natyra gjithmonë na kthen atë që i japim.

Pas reshjeve të shumta në veri, lumenjtë janë fryrë e përrojtë janë mbushur deri në skaj. Uji ka marrë me vete çdo mbeturinë që njeriu ia ka hedhur tokës me pakujdesi dhe sot ajo po na i kthen para syve pasojat e veprimeve tona.

Këto ditë që vijnë, po përgatitemi për një aksion të madh pastrimi, sepse kjo tokë është e jona dhe përgjegjësia për ta mbrojtur është e përbashkët.

Aksioni i madh me datë 10 Dhjetor.

Ju ftojmë të na bashkoheni në terren ose të kontribuoni për të siguruar mjetet, autobusat dhe mbështetjen e nevojshme për këtë aksion.

/Zoom.al

Postime të lidhura