zoom

Lajme

Blinken i prerë: Asnjë pendesë për non grata-n e Berishës

Blinken i prerë: Asnjë pendesë për non grata-n e Berishës

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se nuk ka asnjë pendesë për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Deklarata është bërë gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, ku Blinken u pyet për qëndrimin e tij ndaj vendimit të mëparshëm të administratës amerikane. Ai theksoi se qëndron plotësisht pas sanksioneve të vendosura dhe se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim mbi këtë çështje.

Pyetja u drejtua nga një shtetas shqiptar gjatë aktivitetit, i cili solli në vëmendje edhe deklarata të mëparshme të zyrtarëve amerikanë për Shqipërinë dhe figurat politike në vend.

Në përgjigjen e tij, Blinken u shpreh se vendimi nuk lidhet me mangësi institucionale, por me vlerësimin e bërë për veprimtarinë e Berishës, duke nënvizuar se ai do të vazhdojë të mbështesë qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ju thatë që mund të zgjedh përgjigjen që dua t’i përgjigjem. Shikoni, para së gjithash më vjen shumë, shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”, tha Blinken./ Zoom.al

Postime të lidhura