Aplikacion
Raiffeissen Bank, ashtu si shumë kompani të tjera operon në treg përmes shërbimeve online.
Klientët e saj mund të përdorin aplikacionin për të kryer një sërë shërbimesh të ndryshme, nga pagesat te tërheqja bankare apo edhe thjesht rishikimi i llogarive të tyre.

Kjo është faqja e Raiffeisen Bank aktualisht, nuk mund të kryhet asnjë shërbim.
Por ditën e sotme, shumë prej klientëve janë ankuar, pasi nuk mund të aksesojnë shërbimet.
Faqja e internetit të Raiffeisen Bank ka rënë duke lënë kështu klientët në pritje për të kryer detyrimet e tyre.
Nga ana e kompanisë nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar për këtë problem./ Zoom.al

