Aplikacion
Fjala:
Më lejoni edhe njëherë të theksoj, Edi Rama fushatën elektorale e ka nisur me arrestimin e Sali Berishës, me ndjekjen penale të Fatmir Mediut, me ndjekjen penale dhe arrestimin e Fredi Belerit, me persekutimin publik të Ilir Metës.
Ndjekjen penale pa asnjë bazë të Ervin Salianjit. Besoj se këto janë, kjo hapje e fushatës elektorale të garantoj se ekziston as në Rusinë e Putin, Bjellorusinë e Llukashenkos dhe as në Venezuelë, sepse kreu i opozitës aty, erdhi në Spanjë dhe u largua nga vendi. Përsa i përket diasporës, është PD ajo që ja doli të imponojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesën e saj që nga 2013 për votën e diaspotës.
PS-ja fyeu në mënyrën më të papranueshme jo vetëm që refuzoi në mënyrë të përsëritur njohjen e të drejtës së votës së tyre, por në fund caktoi një bandit si Taulant Balla, një anëtar të bandave nga Elbasani në Shkodër, Fushë Krujë dhe kudo. Një trafikant, emri i të cilit gjendet në mënyrë të përsëritur për vrasje, trafiqe, në dosje gjyqësore, dosje hetimore, në regjistrimet me EncroChat etj. T’i caktosh diasporës një njeri, simbol i lidhjeve me krimin si përfaqësues, do të thotë se me diasporën nënkupton vetëm organizatat kriminale shqiptare, jashtë Shqipërie. Dhe kjo është fyerje e madhe për miliona shqiptarë që jetojnë me djersë dhe nder në ato vende.
PD ka nisur punën e saj, së shpejti do të finalizojë edhe infrastrukturën e këtij procesi që e konsideroi shumë të rëndësishëm.
Skandali tek Onkologjiku/ Edmond Gashi rrëfehet në SPAK: Pacientët më vinin vetë (VIDEO)