zoom

Politikë

Berisha paralajmëron ‘opozitë të vërtetë’: S’do ta lemë që Portin e Durrësit ta marrë Basha e Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron për opozitë të fortë në kundërshtimin e projektit për Portin e Durrësit. Ai akuzoi se në këtë aferë janë përfshirë kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Do të jetë opozitë e vërtetë. Pse do të lemë ne Portin e Durrësit që 800 mijë metra t’i marrë Rama me Bashën. Kurrën e kurrës”, tha ish-kryeministri gjatë intervistës në “Now”.

Berisha tha se ka dalë qartë që Basha është i përfshirë në këtë koncesion.

Ish-kryeministri shtoi se po të drejtohej prej tij opozita nuk do të lejohej kurrë që të ndodhte korrupsioni me inceneratorët.

Ai tha se PD e ka denoncuar vetëm dy herë këtë aferë dhe në padinë penale është hequr emri i Këshilltarit të Ramës, Engjëll Agaçi.

“E ka hequr se Engjëll Agaçi është njeriu që i mbyll çështjet atij në gjykata”, tha Berisha.