zoom

Aktualitet

Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Grupit të PD

Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Grupit të PD

Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në mbledhje Grupin Parlamentar të PD, që ka nisur që prej orës 13:00. Bëhet me dije se në mbledhje mungon sërish Lulzim Basha dhe po ashtu edhe 7 deputetë të tjerë.

Në mbledhje mësohet se Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar të Grupit Parlamentar të PD. Sipas Berishës, Alibeaj po mbron interesat e Lulzim Bashës.

“Bashkimi i PD-së ka pasur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si të deputetëve për të zhbërë një periudhë të shkurtër përcarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreha publikisht se ne pranojmë këtë grup edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.”

“Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Enkelejd Alibeaj padit PD-në në Gjykatë. Padit një proces demokrat që demokratët e kanë pranua. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”,  mësohet të ketë thënë Sali Berisha. /Zoom.al/

Postime të lidhura