zoom

Lajme

Berisha zbulon vendimin e gjykatës së Janinës: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi

Berisha zbulon vendimin e gjykatës së Janinës: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka se është dënuar me burg dhe gjobë nga Gjykata e Janinës.

“Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani”, deklaroi Berisha pas daljes nga SPAK.

Kryedemokrati u shpreh se Irena ka 5 mbiemra dhe është e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, “jo në një por në disa raste”, deklaroi ai, duke shtuar se “rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.”

Berisha publikoi edhe një dokument që sipas tij tregon se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg.

“… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh”, deklaroi kreu i PD.

Ai shtoi se nga viti i dënimit të saj bëhet i pavlefshëm çdo vendim i saj, në përputhje me Gjykatën e Strasburgut.

Sali Berisha: Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.

Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.

Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.

Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut…

… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.

Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.

Postime të lidhura