Aplikacion
Rebecca Welch hyri në histori të shtunën si gruaja e parë që arbitron një ndeshje të Premier League.
40-vjeçarja mori drejtimin e sfidës Burnley-Fulham në Craven Cottage që përfundoi me rezultatin 2-0.
Në janar, Welch u bë gruaja e parë që arbitroi një ndeshje për meshkuj në Championship. Ajo u kthye në Craven Cottage një muaj pasi shërbeu si gjyqtarja e katërt gjatë humbjes 1-0 të Fulham ndaj Manchester United në Premier League.
Menaxheri i Burnley-t, Vincent Kompany, u shpreh: “Dua ta përgëzoj sepse është një moment i madh. Pas ndeshjes është e drejtë të thuhet se është një moment historik dhe mund të ketë më shumë, dhe gjëja më e mirë do të jetë gjithmonë kur dikush gjykohet me meritë. Unë jam i lumtur që jam pjesë e këtij momenti”.
Welch ishte gruaja e parë që mori përgjegjësinë për një ndeshje të raundit të tretë të FA Cup në 2022 pasi u shtua në listën kombëtare të EFL për futbollin e meshkujve, i cili mbikëqyr ndeshjet e Ligës Një dhe Ligës së Dytë.
Puna e saj është njohur edhe në skenën ndërkombëtare pasi u shtua në listën elitare të FIFA-s të zyrtarëve të ndeshjeve ndërkombëtare në dhjetor 2020, përpara se të arbitronte në Kupën e Botës për Femra në Australi dhe Zelandën e Re në verë.
“Nuk kemi parë një femër të marrë drejtimin e një ndeshjeje të Premier League kurrë më parë”, tha shefi i gjyqtarëve Howard Webb për BBC Sport.
“Ajo shkoi në Kupën e Botës në Australi dhe Zelandën e Re. Ajo është një model vërtet i mirë për gratë dhe vajzat që mendojnë se arbitrimi është për ta, ndërsa më parë nuk e bënin.”