Aplikacion
Bayern Munich ka nisur një proces monitorimi për sulmuesin 16-vjeçar Tornike Kvaratskhelia, i cili është vëllai i vogël i yllit gjeorgjian të PSG-së, Kvicha Kvaratskhelia.
Futbollisti i ri i Dinamo Tbilisit kreu së fundmi një periudhë prove me ekipin U-17 të bavarezëve, ku shënoi edhe një gol gjatë një ndeshjeje miqësore.
Megjithëse stafi teknik vlerësoi cilësitë e tij teknike, u vu re se lojtari duhet të punojë më shumë në aspektin fizik. Për shkak të rregullave të moshës për transferimet jashtë Bashkimit Europian, regjistrimi i tij zyrtar nuk mund të bëhet përpara moshës 18-vjeçare.
Si zgjidhje po shqyrtohet mundësia e huazimit të tij në një nga klubet partnere të rrjetit “Red & Gold”. Ky interesim vjen si një përpjekje e drejtuesve gjermanë për të mos humbur një tjetër talent nga familja Kvaratskhelia, pas dështimit për të firmosur me vëllain e tij në vitin 2018.